Politikë Më shumë

Kandidati i PSD konfirmon vërtetësinë e inçizimit

Prej tvteuta10:00, 1 Shkurt 2018

Kandidati për këshilltar i Partisë Socialdemokrate në Berane Gjorgje Deleviq, ka konfirmuar në Prokurorinë Themelore vërtetësinë e inçizimit, në të cilin ndëgjohet zyrtari i Socialdemokratëve të Malit të Zi Naser Gargoviq, duke i ofruar punë për bashkëshorten në këmbim të daljes nga lista e partisë kundërshtare. Deleviq ka thënë se Gargoviq e ka kontaktuar disa herë për këtë çështje dhe se çdo gjë do ta kryejë me ministrin e arsimit Damir Shehoviq.

Ky i fundit më herët e ka mohuar një gjë të tillë. Deleviq ka konfirmuar se në inçizim ndëgjohet zëri i tij dhe i Gargoviq, por se nuk ka dijeni kush e ka inçizuar bisedën.

  • 1

    Radio