Sociale Më shumë

Kanceri problem kryesor edhe në Mal të Zi

Prej tvteuta10:12, 6 Shkurt 2016

Dita e enjte ka shënuar edhe ditën botërore kundër kancerit. Kjo sëmundje është një nga shkaqet kryesore të vdekjes sot në botë, sidomos në vendet në zhvillim.

Ne ditën botërore kundër kancerit organizatat e shëndetsisë bëjnë apel për më shumë kontrolle,pasi 1.5 milion jetë mund të shpetohen cdo vit nëse merren masa të rëndësishme për të luftuar kancerin.Nga kjo semundje të dhëna alarmante ka edhe në Mal të Zi.

Doktor Rexhep Kraja tregon për tv Teuta  se neuplazmat malinje apo karcinomat sic njihen këto dekadat e fundit janë shkaqet e vdekshmërisë së lartë si në boteë ashtu edhe tek ne.

E ndersa si shkak i drejtpërdrejtë i lidhur me semundjen është duhanpirja,pasi duhanpirësit kanë më tepër se 20 herë mundësi më të lartë që gjatë jetës të fitojnë semundjen neuplazike. Një tjetër faktor është edhe mbipesha. Duhet pasur kujdes me menyrën e të ushqyerit për të ulur rrezikshmërinë e paraqitjes sëemundjes thotë dr. Kraja.

  • 1

    Radio