Kanalizimi-zgjidhje e perkohshme
Prej tvteuta26 June 2019

Komuna e Ulqinit e ka zhgjidhur problemin e kanalizimit në Pinjesh, por vite me radhë katër shtëpi të cilat janë të përfshira me planin urbanistik dhe janë taksapagues të rregullt, kanë mbetur jashtë këtij sistemi.
Shtëpitë në fjalë i kanë të çelura gropat septike por të cilat gjatë sezonit veror nuk mund të përpijnë ujërat e zeza. Mustafë Gorana, sekretar i Sekretariatit për çështje komunale shprehet se zgjidhja e kanalizimit është e përkohshme dhe nuk është ideale. “Jemi detyruar që të ju dalim në ndihmë qytetarëve të cilët janë taksapagues të rregullt për të zgjidhur problemin e ujërave të zeza. Ishim të detyruar të projektonim një kanalizim të tillë pasi pronarët e shtëpiave në atë zonë nuk kanë lejuar të kalohet nëpër pronën e tyre. Kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme, mendoj që kemi zgjidhur një problem të madh ekologjik dhe se gypat nuk janë të lidhura për drunj siç komentohet në rrjetat sociale , por të futura në beton”, shprehet sekretari Gorana.