Kanadaja ratifikoi Protokollin për pranimin e Malit të Zi
Prej tvteuta17:00, 1 Mars 2017
Kanada sot, pas përfundimit të procedurave të brendshme, ka ratifikuar Protokollin për pranimin e Malit të Zi në NATO.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Kanadaja është bërë shteti i 25 anëtar i Aleancës, i cili ka përfunduar procesin e ratifikimit.
Përfundimi i ratifikimit pritet në Holandë, SHBA dhe Spanjë.