Slider

Aktuale Më shumë

Kampioni i botës do t’i fitojë rreth 43 milionë euro

Prej tvteuta16 November 2022

Kupa e Botës në Katar nuk ka të bëjë vetëm me titullin, por ka të bëjë edhe me një pjesë të mirë parash. FIFA shpërndan rreth 450 milionë euro për 32 pjesëmarrësit. Është 100 milionë euro më shumë se katër vjet më parë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Shtetet pjesëmarrëse kanë marrë 1.5 milionë euro përpara turneut, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet sipas suksesit.
Kampioni i botës do të fitojë rreth 43 milionë euro, vendi i dytë rreth 30 milionë euro, i treti rreth 27 milionë euro. Vendi i katërt do të fitojë rreth 25 milionë euro, kurse nga vendi i pestë deri në vendin e tetë 17 milionë euro. Vendet nga 9 deri në 16 do të fitojnë nga FIFA nga 13 milionë euro, kurse nga vendet 17 deri 32 nga 9 milionë euro.