Kamioni del nga rruga, zjarrfikësit nxorën dy persona

Prej tvteuta11:22, 28 Gusht 2024

Dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë në një aksident ku një kamion cisternë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në lagjen Krruç në Ulqin.
Zjarrfikësit e Ulqinit dhe Tivarit kanë mbërritur në vendin e aksidentit me dy vetura dhe nga gjashtë zjarrfikës.

Ata kanë ndërhyrë menjëherë në ngjarje dhe kanë nxjerrë me sukses dy persona nga kamioni.

Drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri kanë marrë lëndime të lehta.

Ndërhyrja e shpëtimit ka zgjatur një orë e 40 minuta.

 

  • 1

    Radio