Kamerat do të inçizojnë çdo tejkalim të shpejtësisë
Prej tvteuta28 August 2017
Ministria e mbrendshme e Malit të Zi në kuadër të Planit për përmirsimin e sigurisë në komunikacion, prej vitit të ardhshëm do të vendosë radarët me kamera në rrugët më të frekuentuara të vendit. Montimi i tyre ishte dashur të ndodhë vitin e kaluar por për shkak të mungesës së mjeteve financiare është shtyre për vitin e ardhshëm. Siç njoftohet, radarët do të vendosën në 72 lokacione në gjithë Malin e Zi, dhe do të jenë në gjendje të regjistrojnë shpejtësinë prej 20 deri 250km në orë. Sistemi do të jetë i lidhur edhe me pikat kufitare, kështu që shkelësit nuk do të mund të largohen nga vendi.