Kaloi afati për fillimin e dialogut për qeveri teknike
Prej tvteuta12:22, 17 Tetor 2019
Afati që një pjesë e opozitës në Mal ët Zi i ka dhënë shumicës qeverisëse për fillmin e dialogut për të formuar qeverinë teknike ka skaduar me 15 tetor, dhe nga opozita akoma nuk ka kurrfarë reagimi. Me këtë afati ishte i njoftuar edhe shefi i delegacionit të BE-së në Mal të Zi , Aivo Orav. Në takimin e mbajtur me 9 shtator, me iniciativë të kryetares së PSD Draginja Vuksanoviq Stankoviq, subjektet opozitare i dhanë afat pozitës që deri më 15 tetor të fillojë dialogu politik, por ashtu siç edhe pritej, kjo nuk ka ndodhur. Gjasat për këtë ishin të pakta pasi vetë presidenti Gjukanoviq deklaroi se nuk mund të ketë bisedime për qeveri teknike dhe se opozita vetëm kërkon anullimin e rezultateve të vitit 2016. Megjithatë, një pjesë e opozitës ësht optimiste se partia në pushtet do të lëshojë pe, pasi bisedimi për qeverinë teknike është kushti kryesor i dialogut politk, dhe mospjesmarrja në të do të ishte vështirë të arsyetohej para partnerëve ndërkombëtar.