Aktuale Më shumë

Kallëzim penal për disa agjensi për caktim të përkohshëm të punëtorëve

Prej tvteuta08:28, 26 Korrik 2022

Posta e Malit të Zi ka ngritur kallëzim penal kundër disa agjensive për caktimin e përkohshëm të punëtorëve, si dhe personat përgjegjës në to, për shkak të dyshimit se i kanë shkaktuar dëm kompanisë në vlerë mbi 80 mijë euro.

Nga Posta njoftuan se drejtori i tyre ekzekutiv, Dragan Tufegxhiq, ka paraqitur një kallëzim penal kundër kompanive Dekra punësim të përkohshëm dhe Pro-log CG Podgorica, si dhe kundër personave përgjegjës nga strukturat e tyre menaxhuese.

Siç shtohet, kallëzim penal është bërë edhe ndaj personit përgjegjës në kompaninë Demano transferim të përkohshëm të punonjësve në Podgoricë, si dhe ndaj personave anonim nga Posta e Malit të Zi të cilët ndoshta kanë qenë në dijeni për shkelje të procedurave dhe ligjeve kur bëhet fjalë për kompanitë e përmendura.

  • 1

    Radio