Aktuale Më shumë

Kallaba: Nuk mund të kemi ndikim tek çmimet e karburantëve

Prej tvteuta08:46, 11 Tetor 2023

Të gjitha llojet e karburanteve kohë pas kohe janë duke pësuar ndryshime të çmimeve. Së fundmi nga Ministria e Investimeve Kapitale kanë njoftuar për çmimet e reja të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 10 nëntor e do të jenë të vlefshme për 15 ditët në vazhdim.

Të gjitha llojet e karburanteve nga data 10 nentor u liruan nga tre deri në 11 cent, ka njoftuar Ministria e Investimeve Kapitale.

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira me 11 cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë përkatësisht 1.58 euro dhe 1.62 euro.

Çmimi i Eurodieselit do të jetë katër cent më i ulët dhe do të arrijë në 1.61 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 26 shtator, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën nga tre deri në shtatë cent.

Dukeu nisur nga këto luhatje të shpeshta të çmimeve, ne vizituam pompën e benzinës “Kallaba” ku folëm me prorarin Lam Kallaba. Se si ndikojnë luhatjet e çmimve enë zhvillimin e këtij biznesi, dhe cilat janë të ardhurar Kallaba u shpreh:

Kjo nuk është një punë e lehtë, por me angazhim dhe përkushtim mund të arrihet. Sa i përket ndryshimeve të çmimeve tek pompa e benzinës jemi të kushtëzuar, punojmë përafërsisht për 5% marzhë e cila është shumë e vogël, mirëpo çmimet e caktuara nga Qeveria janë çmime limite dhe nuk guxojmë që ne të prekim diçka atë drejtim. Të gjitha këto ndryshime që janë në treg do të thotë janë si shkak i lëvizjes në berza botërore prandaj ne nuk mund të ndikojmë as në rritje e as në ulje të çmimeve. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është që ti shërbejmë mirë konsumatorëve dhe të jemi në shërbim të tyre në çdo kohë.” u shpreh Kallaba.

“Kallaba Petrol” është një ofertë më shumë në rrjetin e bizneseve që mbanë Logon e “Kallaba”.

 

  • 1

    Radio