Sociale Më shumë

Kalime rekorde

Prej tvteuta14:44, 19 Gusht 2015

Kalimi kufitare Sukubine Muriqan eshte I projektuar per 500 mije kalime ne nivelin vjetore, mirepo ai cdo vit po I tejkalon masat e parashikimit , keshtu per vitin 2014 jane regjistruar 1 milion e 700 mije kalime, kurse kete vit, per shtat muajt e pare jane regjistruar 5 perqind kalime me shume. Nese e krahasojme me vitin e kaluar ne te njejten kohe, kemi rritje prej 11 % me shume udhetare, ose 908 mije e 757 udhetare per 7 muajt e kaluar, keshtu deklaroi per Tv Teuta kryeshefi i kalimit kufitar te Sukubines, Svetisllav Filipoviq, I cili tregon se edhe perkunder te gjitha veshtiresirave me te cilat ballafaqohen, arrisin te kryejne sherbimet ne nivelin e duhur.
Filipoviq tregon se ne tere procesin e punes mungese kryesore jane kuadrot, sepse ky stacion punon me kapacitetin prej 90 perqind te punesuarve, pra jane ne mungese te fuqise puntore per 10 perqind. Veshtiresi sezonale eshte edhe ngadalesimi I procesit te kalimit kufitare, ku si problem kryesore theksohet mosharmonizimi I ligjeve shteterore, sepse pala malazeze ka vendime per kalimin kufitare me procedure te perspejtuar, kurse pala shqiptare nuk e ka kete kompetence dhe pritjet behen deri me kilometra te tere, ku me se shumti pesojne udhetaret e perditshem vendas te cilen kalojne per arsye te sherbimeve ditore.

  • 1

    Radio