Kaleziq: Respektoni rendin komunal dhe distancën sociale
Prej tvteuta15:58, 10 Prill 2020

Prej ditës së parë të paraqitjes së koronavirusit ndërmarrja “Veprimtaritë Komunale “ në Ulqin ka qenë në gatishmëri të plotë duke respektuar vendimet e Trupit koordinues për parandlimin e infektimeve.Drejtori i kësaj ndërmarrje Skender Kaleziq, deklaroi për TV Teuta se urdhëresat të cilat kanë ardhë nga Shtabi për Mbrojtje dhe Shpëtim janë realizuar 100%, mandje edhe janë tejkaluar. Çdo ditë bëhet larja e rrugave më të frekuentuara, dezinfektimi i shumë institucioneve dhe hapësirave publike. Është bërë edhe bartja e mbeturinave inerte, dhe drejtori Kaleziq apelon tek qytetarët që të respektojnë orarin komunal dhe mos t’i hedhin ato jashtë kontejnerëve të plehrave, kurse në rast nevoje ato i mbledhin edhe para shtëpiave. Bordi Drejtues i ndërmarrjes “ Veprimtaritë komunale “me kërkesë të drejtorit ka aprovuar vendimin për faturimin e muajit mars me 50% zbritje për bizneset të cilëve iu është ndërprerë veprimtaria për shkak të virusit, dhe kështu do të vazhdohet deri në normalizim të siatuatës.