Kaleziq: Problemi me pronësi pengon realizimin e gjelbrimit të Shtojit
Prej tvteuta14 July 2017
Drejtori i ndërmarrjes publike “Veprimtaritë komunale” Skender Kaleziq, tha për televizionin Teuta se projekti i gjelbrimit të qendrës së Shtojit ishte në plan të përfundohej para sezonit turistik, por problemet me pronësi dhe ndryshimet e nevojshme në punime që nuk ishin të parapara me plan, ndikuan që ai të mos realizohej në kohën e duhur. Ai shtoi se me plan ishin paraparë të hidhen 350 kubik dhe por pas rishikimit u konkludua se terreni ishte tepër i thellë dhe se duhet të hidhen mbi 2000 kubik në mënyrë që të bëhet rrafshimi i duhur. Kaleziq siguroi se me të eliminuar problemet ky projekt do të kryhet menjëher pas përfundimit të sezonit turistik.