Sociale Më shumë

Kaleziq: Po punojmë në hapjen e të gjitha rrugëve

Prej tvteuta15:58, 7 Janar 2017

Moti i keq i cili gjatë ditës dhe natës së djeshme ka goditur zonat e qytetit ka shkatuar probleme të shumta në qarkullim. Gjendja ka qenë më së shumti e rënduar në zonat e Anës së Malit, ku për shkak të dëborës mjaft fshatra kane qenë të bllokuar.

Nga ndërmarrja “Veprimtaritë Komunale” gjatë gjithë kohës kanë qenë në terren dhe kanë tentuar që me makineritë e veta të bëjnë pastrimin e dëborës si dhe hedhjen e kripës nëpër rrugë. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Skender Kaleziq, tha për televizionin Teuta se natën e mbërmshme e kaluan në pastrimin e rrugëve, ku vështirësi të shumta patën në drejtim të fshatit Millë, kurse kalimi i makinerive për në Kravar ishte i pamundur. Ai njoftoi se pastrimi i dëborës dhe hapja e rrugëve në këto zona është në vazhdim e sipër.

  • 1

    Radio