Sociale Më shumë

Kaleziq: Palmat e thara do zëvendësohen me bimën dekoruese “Fotinja”

Prej tvteuta15:19, 24 Tetor 2017

Prej vitit 2012 kur u konstatua sëmundja “dosëza e kuqe”, në Ulqin janë  tharrë një numër i madh i palmave, madje edhe atyre 50/60 vjeçare. Përveç fenomenit të këtij insekti  cili po shkatrron palmat në mbarë bregdetin malazes ,por edhe në rajon,ngricat e vitit të kaluar kanë qenë fatale për  85 palma të  llojit “fenix “ që gjenden përgjatë “Bulevardin Teuta” 56, ndërsa në Bulevardin “Vëllezërit Frashëri” 29 rrënjë palma,u shpreh për televizionin Teuta ,drejtori i Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale -Skender Kaleziq.

Ndërmarrja për Veprimtari Komunale ,është duke marrë iniciativë për mbjelljen e një bime dekorative  e quajtur “Fotinija” e cila do të mbillet në hapsirëat e gjelbërta dhe do të zëvendësojnë palmat e thara . Rikujtojmë  se qyteti i Ulqinit është vlerësuar si qyteti i palmave që prej vitit 1960, kur në plazhin e vogël të Ulqinit u mbollën masivisht palma gjatë shetitores.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio