Kaleziq: Mbeturinat hidhen nga ora 21.00 deri në orën 6.00
Prej tvteuta18:14, 21 Mars 2020

Me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi, Mali i Zi ka sjellë masa të reja të përkohshme. Lidhur me situatën e krijuar në ndërmarrjen publike “Veprimtaritë komunale” në Ulqin kanë bërë reduktimin e punëtorëve administrativ, kanë siguruar mjetet mbrojtëse dhe dezinfektuese si dhe kanë bërë larjet e rrugëve më të frekuentuara të qytetit. Drejtori Skënder Kaleziq, tha se aplikimi i rendit komunal ka filluar dhe se në orët e pasditës nuk do të bëhet bartja e plehrave .Për këtë, qytetarët janë të obliguar që mbeturinat ti hedhin nga ora 21.00 deri në orën 6 të mëngjesit.