Kaleziq: Eliminimi i deponive të egra kërkon angazhimin e të gjithëve
Prej tvteuta12 July 2017
Drejtoi i ndërmarjes “Veprimtaritë komunale” Skender Kaleziq, tha për televizionin Teuta se problemi shumëvjeçar i deponive të egra në prapavijë të plazheve nuk mund të eliminohet pa kontributin e të gjitha palëve. Kaleziq njoftoi se plazheve u kanë ofruar edhe kontejnerë falas ku mund të hedhin mbeturinat inerte dhe se shoqata e plazhistave duhet të angazhohet më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që kjo dukuri tejet negative të eliminohet njëherë e përgjithmonë. Ai gjithashtu apeloi tek qytetarët që të tregohen të ndërgjegjshëm me hedhjen e mbeturinave, në mënyrë që të evitojnë edhe gjobat eventuale të parashikuara në këto raste.