Sociale

Sociale Më shumë

Kaleziq: Deri sivejt vetëm 7 shtëpiza në Bunë paguanin pastrimin

Prej tvteuta25 August 2017

Drejtori i ndërmarrjes publike “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziq, tha për televizionin Teuta se marrëveshja e arritur me të Mirat Detare, tregon se kjo ndërmarrje ka pasur të drejtë në mbrojtjen e interesave të veta, pasi nga mospagesave e pronarëve të shtëpizave në Bunë ato çdo vit kanë humbur me dhjetra mijëra euro. Ai shtoi se edhe më herët ka kërkuar listën e pronarëve të shtëpizave për tu dërguar faturat, por ka hasur në vesh të shurdhët tek të Mirat Detare. Kaleziq konfirmoi se deri sivjet vetëm shtat shtëpi kanë paguar rregullisht pastrimin,  nga disa qindra që ndodhen në atë zonë.