Sociale Më shumë

Kaleziq: Apel qytetarëve që të reprogramojnë borxhin ndaj ndërmarrjes

Prej tvteuta6 April 2017

Drejtori i ndërmarrjes publike “Veprimtaritë komunale” Skender Kaleziq, në një intervistë për televizionin Teuta , u bëri apel qytetarëve që të vijnë në ndërmarrje dhe të reprogramojnë borxhet e tyre, në mënyrë që të shmangin proceset gjygjsore dhe shpenzimet e panevojshme. Kaleziq tha se borxhet e qytetarëve ndaj kësaj ndërmarrje kanë arritur shifrën prej 4 milionë eurosh, çka vendos në vështirësi funksionimin normal të saj. Ai njoftoi se aksioni për mbledhjen ose reprogramimin e borxheve ka filluar nga borxhlinjtë më të mëdhenj që detyrohen me mijëra euro, dhe gradualisht do të shkojë drejt atyre që detyrohen disa qindra euro.