Kajoshaj, Krniq dhe Axhoviq- fitues të Çmimit të Komunës së Tuzit për vitin 2019

Prej tvteuta15:28, 12 Dhjetor 2019

Juria për ndarjen e Çmimit të komunës së Tuzit për vitin 2019, e emëruar nga ana e Kuvendit të komunës së Tuzit, në përbërje: Marash Dukaj – kryetari i Jurisë; anëtarët e jurisë: Shemsudin Lulani, Mark Junçaj dhe Sellman Laçeviq në seancën e mbajtur më 09.12.2019, njëzëri ka sjellë vendim që Çmimi i Komunës së Tuzit për vitin 2019, ti ndahet Omer Kajoshaj për kontribut për punë humanitare., Edin Krniq për kontribut në paraqitjen e emrit të Komunës së Tuzit dhe Malit të Zi nëpër botë, si dhe  Ruzhdija Axhoviq – kontributi në afirmimin e vlerave themelore krijuese, të rëndësishme për Komunën e Tuzit dhe më gjerë, në fushat letrare, gazetareske dhe publicitare, njoftojnë nga Komuna e Tuzit.

  • 1

    Radio