Politikë Më shumë

Kajoshaj: Bashkimi i subjekteve shqiptare ishte hap historik

Prej tvteuta13:06, 27 Shkurt 2019

Kryetari i Kuvendit Komunal të Tuzit dhe i degës së UDSH në Tuz, Fadil Kajoshaj, shprehu sigurinë se koalicioni shqiptar në zgjedhjet e 3 marsit do të dalë fitimtar. Ai e cilësoi historik bashkimin e subjekteve shqiptare në një listë të vetme, gjë që do të ndikojë pozitivisht edhe në klimën politike. Sipas tij, pritet që të ketë presione ndaj elektoratit në forma të ndryshme por beson se edukata politike e qytetarëve të Tuzit është e lartë dhe do ti përgjigjet kësaj sfide në mënyrën e duhur.

  • 1

    Radio