Aktuale Më shumë

Kadastri regjistron tokën e Kripores si pronë të shtetit

Prej tvteuta18:50, 17 Dhjetor 2021

Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore ka sjellur vendim me të cilin lejohet që Kriporja e Ulqinit “Bajo Sekuliq” të regjistrohet si pronë shtetërore dhe se Qeveria e Malit të Zi është bartës i vetëm i të drejtës së disponimit, shkruan portali CdM.

Kujtojmë se Këshilli për Privatizim dhe Projekte Kapitale, në seancën e mbajtur më 21 korrik të këtij viti, mori vendim sipas të cilit Kriporja kaloi në pronësi të shtetit.

“Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore e Malit të Zi ka dorëzuar në Njësinë Rajonale Ulqin Mendimin e Këshillit të Privatizimit dhe Investimeve Kapitale për procedurë dhe vendimmarrje të mëtutjeshme, përkatësisht regjistrimin e të drejtave pronësore në emër të shtetit të Malit të Zi mbi patundshmëritë. regjistruar në Listën e pasurive të paluajtshme numër 182 KO Fusha e Ulqinit. Nga këndvështrimi i opinionit në fjalë është vërtetuar se Këshilli për Privatizim dhe Investime Kapitale ka konstatuar se në procesin e privatizimit të Kripores “Bajo Sekuliq” Ulqin tani në falimentim, nuk është paguar tarifa e tregut për patundshmëri nga lista e patundshmërive me numër 182 KO Fusha e Ulqinit . Në inspektimin e certifikatës së paluajtshmërisë me numër 182 KO Fusha e Ulqinit, ky organ ka konstatuar se KO Kirporja Bajo Sekuliq “Ulqin,  është i regjistruar në listën B si shfrytëzues i tokës apo i patundshmërive të regjistruar në listën A”, thuhet ndër të tjera në vendim në të cilin CDM kishte akses.

Më tej shtohet se Ligji për Marrëdhëniet Pronësore parashikon që toka për të cilën nuk është paguar tarifë tregu në procedurën e privatizimit apo falimentimit, mbetet pronë e shtetit ku pronarët e objektit kanë të drejtën e parablerjes , ndërsa mendiimin nëse është paguar  tarifa e tregut në procedurën e privatizimit e jep organi përgjegjës për privatizim, ndërsa në procedurën e falimentimit është kompetente Gjykata Ekonomike.

  • 1

    Radio