Kadastri përsëri hedh poshtë kërkesën e aksionerëve të Rivierës së Ulqinit
Prej tvteuta18 February 2017
Kadastri i Ulqinit përsëri ka hedhur poshtë kërkesën e Bashkësisë së aksionerëve të Rivierës së Ulqinit për regjistrimin e Adës si pasuri të kësaj kompanie. Nga kjo shoqëri akuzojnë shefin e kadastrit Xhevdet Çapriq se po punon kundër interesit të Riverës së Ulqinit. Çapriq vendimin e tij e ka arsyetuar me atë se kjo zonë ndodhet në pjesën e zonës së të Mirave Detare dhe përbën pasuri publike, prandaj edhe nuk mund të regjistrohet në emër të ndonjë individi apo kompanie. Vendimet e mëparshme të kdastrit, të ngjashëm me këtë të fundit, janë hedhur poshtë nga ministria e financave dhe janë kthyer për shqyrtim.