Sociale Më shumë

Kacemja vazhdon të jetë problem për lidhjen e varkave

Prej tvteuta11:39, 13 Qershor 2020

Nëntë vite që prej ndërtimit, kacema poshtë bedemave të Kalasë së Ulqinit akoma nuk i plotëson kushtet për lidhjene e varkave gjatë gjithë vitit. Peshkatarët janë të detyruar që në rastet e stuhive të fuqishme ti nxjerrin varkat në tokë, për ti shpëtuar nga dëmtimi. Sipas fjalëve të kryetarit të shoqatës Miqtë e Kalasë, Ismet Karamanaga, është poshtëruese që një qytet me traditë në detari si Ulqinit, të mos ketë marinën e vet. Para një viti u vendos mekanizimi për nxjerrjen e varkave në tokë, një investim prej rreth 35 mijë eurove, por sipas fjalve të Karamnagës, por edhe të peshkatarëve të tjerë që nuk deshën të flasin para kamerave, mekanizmi është i mirë por i papërdorshëm.

Problem paraqet edhe akumulimi gjithnjë edhe më i madh i rërës në kaceme, çka e bën atë të cekët. Për këtë i jemi drejtuar kryetarit të bordit drejtues të ndërmarrjes publike “Të Mirat detare”, Xhaudet Cakuli, i cili në përgjigjen me shkrim thotë se kjo ndërmarrje e ka shqyrtuar intervenimin urgjent me anë të mjeteve që parashikohen në rastet e sanimit të bregdetit. Në përgjigje thuhet gjithashtu se për momentin nuk është në plan vendosja e vendeve të reja për lidhjen e varkave pasi mungon hapsira e përshtatshme, por në procedurë është ndryshimi dhe plotësimi i planit për Kepin e Gjeranave dhe Port Milenën.

Deri në krijimin e kushteve për vendosjen e lidhjeve të reja për varkat, në Mandraq po punohet në rampat për nxjerrjen e tyre. Punimet me vlerë 54 mijë euro kanë filluar në muajin prill, por u ndaluan për shkak të pandemisë. Rifillimi i tyre planifikohet në ditët në vijim, thotë Cakuli.

  • 1

    Radio