Kulturë Më shumë

Ka ndrrua jetë meshtari Dom Toma Koçoviq (1939-2022)

Prej tvteuta14:41, 25 Korrik 2022

“Ka ndrrua jetë meshtari i Dioçezës tonë Dom Toma Koçoviq (1939-2022)”, kështu njoftoi Dom Gabrielli përmes një postimi të tij në Facebook, duke e përshkruar edhe biografinë e meshtarit të ndjerë Dom Toma, të cilin po e përcjellim në tërësi:
Jeta dhe veprimtaria e meshtarit Dom Toma:
I lindun më 11.05.1939, në Klleznen e Poshtme. Shkollën fillore e kreu në Kllezën dhe Vlladimir. Gjimnazin klasik në Zarë. Shërbimin ushtarak 1961-1962. Studimet filozofike – teologjike në fakultetin Teologjik në Zagreb. I përfundoi me sukse nê vitin 1965, në të cilin vjet edhe shugurohet meshtar në Ulqin.
Ishte famullitar në Shestan, në kushte shumë të vështira, nga 14.08.1966 deri në mars të vjetit 1970. Pastaj, ishte famullitar në Salç dhe Braticë, prej më 27.03.1970 deri në vjetin 2001, kur Imzot Zef Gashi e emnoi famullitar në Ulqin.
Në fund të vjetit 2016, pensionohet.
Përpos tjerash kreu edhe këto detyrë:
– Delegat dioçezan për misione, 1971-1978.
– Rrëfyestar për motrat e shën Kryqës dhe për motrat e Krishtit fëmij në Tivar, 1973-1981.
– Këshilltar dioçezan, 1976-1979.
– Anëtar i këshillit pastoral, 1992-1997.
Pushoftë në paqë në mbretninë qiellore!

  • 1

    Radio