Aktuale Më shumë

Ka kaluar një vit nga shembja e murit në Kala, ende mbetet i pa sanuar (VIDEO)

Prej tvteuta14:52, 12 Janar 2022

Shembja e një pjesë të murit të jashtëm të Kalasë së Ulqinit, që ndodhi në fillim të këtij viti, ngjalli reagime të shumta si nga banorët e Kalasë dhe të Ulqinit, ashtu edhe të institucioneve kompetente. Të gjithë premtuan angazhim maksimal në sanimin e murit, ndërsa Qeveria e Kosovës ndau edhe një shumë prej 10.000 euro, por rezultati pas gati një viti, është ky që shihni në foto.

Banorët e Kalasë janë të shqetësuar per shkak te rrëshqitjeve të reja, ndërsa nga institucionet presin ndëryrje sa më të shpejtë, pasi siç thonë ata, nuk janë dukur aty që në kohën kur ndodhi rasti.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Kalasë” Ismet Karamanaga, shpreh pakënaqësinë e tij për neglizhencën e institucioneve, si dhe konfirmon mjetët në të holla që janë dhënë nga Ambasada e Kosovës, për intervenim ne murin mbrojtës se Kalasë.

Po ashtu edhe arkeologu Dr.Anton Lulgjuraj , thotë se nga presioni që muri i Kalasë ka nga dheu i grumbulluar, mundë të vii deri te shembja e mëtejshme, dhe fajëson organet lokale dhe ato qendrore për mos intervenim.

Agim Nimanbegu, banor i Kalasë, thotë për Televizionin Teuta se shembja jo vetëm që nuk është sanuar, por askush nuk po merret as me zgjidhjen e problemit, i cili rrezikon të përkeqësohet, çka mund të sjellë  edhe viktima në njerëz .

  • 1

    Radio