Aktuale Më shumë

Ka ardhur koha që qytetarët të përfitojnë nga rritja dhe buxheti

Prej tvteuta17:38, 3 Janar 2022

Përfitimin nga buxheti i këtij viti, i cili është i qëndrueshëm dhe zhvillimor, dhe nga rritja e ekonomisë, do ta ndjejë pothuajse çdo qytetar në Mal të Zi, tha ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq.

“Ky ka qenë synimi i Qeverisë dhe i shumicës parlamentare – të krijojë një ekuilibër të mirë, ku çdo qytetar do të mund të ndjejë përfitimet e rritjes ekonomike në Mal të Zi, gjë që nuk ishte rasti në të kaluarën. Kjo na çoi në faktin se vendi ynë është i dyti për nga pabarazia e të ardhurave mes më të pasurve dhe më të varfërve në Evropë”, tha Spajiq në një intervistë për agjensinë Mina.

Ai shtoi se reforma që po zbatohet aktualisht do të kontribuojë në uljen rrënjësore të këtyre pabarazive.

“Vetëm Europa Tani ofron një standard më të mirë JETESE për mbi 200,000 familje. Ne kemi rritur edhe pensionin minimal në 200 euro, i cili do të fillojë nga tremujori i fundit i këtij viti. Kemi shtuar edhe shtesat për fëmijë dhe masa të ndryshme sociale, kështu që mendoj se pothuajse çdo qytetar do të mund t’i ndjejë përfitimet e këtij buxheti”, beson Spajiq.

Buxheti për këtë vit mbeti pa të hyrat e planifikuara fillimisht rreth 33 milionë euro, të cilat ndër të tjera kishin të bënin me rritjen e akcizës për produkte të caktuara. Gjithashtu, niveli i borxhit është ulur në 70 milionë euro.

Spajiq ka thënë se janë të gatshëm për çdo skenar dhe se për zvogëlimin e të hyrave kanë reaguar duke ulur pjesën e shpenzimeve.

Ai bëri të ditur se do të ketë komunikim intensiv me punëdhënësit.

“Që më 4 janar pres që të gjithë punëdhënësit në Mal të Zi t’u dërgoj një ftesë për të vizituar Ministrinë. Do të ulemi së bashku me punëdhënësit dhe do të shohim se çfarë i pengon ata në investimet dhe biznesin e mëtejshëm. Do t’i shpallim edhe disa masa të reja të Qeverisë atëherë, por do të shohim edhe se si ta zbatojnë Evropën tani”, tha Spajiq.

“Kemi ulur borxhin dhe si shtet kemi fituar. Kemi ulur 200 milionë shpenzimet e aparatit shtetëror që nuk shkuan gjëkundi. Mund të imagjinoni 30 milionë herë 200 milionë, sa para nuk shkuan askund. Ne tani po ua transferojmë ato para qytetarëve dhe ata ndoshta, duke mos e pritur një lëvizje të tillë, kanë një shkallë të tillë skepticizmi”, tha Spajiq.

  • 1

    Radio