K.F. “ OtrantOlympic” –perjashtohet nga liga e kategorise se dyte
Prej tvteuta22:03, 7 Korrik 2020

Keshilli ekzekutiv I Federatës Malazeze të futbollit mbajti sot mbledhjen e jashtëzakonshme rreth vazhdimit të mëtejmë te garës në kushtet e pandemisë së virusit COV-19 ne Mal të Zi.
Me vendim të këtij organi “Otrant Olympic” humbi statusin e klubit të ligës së dytë dhe vitin e ardhshëm do të garoj në regjionin jugor.
Për shkak të këtij vendimi të martën mbrëma, u mbajtë mbledhja e udhëheqjes se klubit te futbollit nga Ulqini i cili pas mbledhjes do te njoftojë opinionin për hapat e mëtejmë.
Per Tv Teuta, kryetari i klubit Skender Rexha deklaroj se ky vendim është diskriminues dhe që do ti ndjek të gjitha rrugët ligjore për ta ndaluar këte vendim .