Sociale Më shumë

Gjykata Kushtetuese: Ulja e kompensimeve për nënat në pëputhje me ligjin

Prej tvteuta16:11, 24 Mars 2017

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ka vendosur sot se ulja e kompensimeve për nënat nga ana e Qeverisë është në përputhje me aktin më të lartë të vendit, njoftojnë mediat malazeze.

Kryetari i kësaj gjykate Dragoljub Drashkoviq, tha se vendimi i Qeverisë ka redefinuar lartësinë e kompensimeve, me të cilën nuk është kërcënuar thelbi i kësaj të drejte. Gjykatësja Mevlida Muratoviq, arsyetoi se shtetet në përgjithësi gëzojnë të drejtë autonome në lirinë e vlerësimit të ligjeve sociale, kurse gjykatësi tjetër Miodrag Iliçkoviq, tha se më herët ishte dashur të bëhet vlerësimi i kushtëtueshmërisë së ligjit të miratuar në vitin 2015, e pastaj do të ishte e mundur të bëhej vlerësimi i  aktit të tanishëm.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio