Joshua ndryshon përsëri trajner, krahu i djathtë i tij një ish-kampion bote
Prej tvteuta16:34, 16 Nëntor 2022
Boksieri britanik, Anthony Joshua, me shumë gjasë do të ndryshojë përsëri trajner.
Mediat botërore kanë konfirmuar që trajneri i ri “AJ” do të jetë ish-kampioni i botës në boks, amerikani Roy Jones Jr.
Anthony Joshua ishte kampion bote në peshën e rëndë. Por këtë epitet ai e humbi pasi ka pësuar disfatë në dy përballjet e fundit ndaj ukrainasit, Oleksandr Usyk.
Gjatë vitit të fundit britaniku ka ndërruar dy trajnerë, fillimisht nga detyra e largoi Robert McCracken e më pas edhe Robert Garsia.
Këta dy të fundit nuk i ndihmuan Joshuas për të triumfuar ndaj Usyk.