Politikë

Politikë Më shumë

Jonica: Nuk do të ketë bashkëpunim me PDS

Prej tvteuta11 August 2017

Kanidatja për kryetare të Partisë Socialiste Popullore Snezhana Jonica, ka deklaruar se me ardhjen e saj në krye të partisë nuk do të ketë kurrfarë afrimi të pozicioneve me Partinë Demokratike të Socialistëve, përkundrazi, do të ketë bashkpunim më të mirë me opozitën. Ajo gjithashtu shtoi se si kryetare do të ndalonte që mosmarrveshjet brenda partisë të zgjidhen nëpërmes mediave. Sipas saj, periudha e kaluar ka treguar se bojkoti është efektiv dhe po dobëson Partinë Demokratike të Socilistëve, prandaj synim në të ardhmen do të jetë bashkëpunimi me opozitën në këtë drejtim. Megjithatë, disa media si gazeta “Pobjeda” shkruajn se Jonica nuk e ka më shumicën në Këshillin Qendror partisë , çka e verteton edhe refuzimi i këtij organi që të miratojë provesverbalet e mbledhjeve të kaluara, disa prej të cilëve janë cilësuar të falsifikuar.  Kongresi i kësaj partie do të mbahet të dielen.