Aktuale Më shumë

Jokoviq: Vendimi për pjesmarrje në qeveri, në 3-4 ditët e ardhëshme

Prej tvteuta16:29, 4 Mars 2022

Në ditët në vijim do të mbahet seanca e Këshillit Qendror të Partisë Socialiste Popullore (SNP), në të cilën do të vendoset nëse partia do të jetë pjesë e qeverisë së re të pakicës, tha kreu i kësaj partie, Vlladimir Jokoviq. “Nëse qeveria përfshin Socialdemokratët (SD), Partinë Socialdemokrate (SDP) ose Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk ka gjasa që PSP të pranojë të jetë pjesë e saj” u tha Jokoviq gazetarëve. Jokoviq tha se kjo është një nga kërkesat e kësaj partie sepse, siç tha ai, PSD  dhe SD janë parti humbëse në zgjedhjet e fundit.

Ai shtoi se një qeveri e tillë nuk do të ishte e pakicës, por do të përfaqësonte ndryshim të vullnetit të qytetarëve. Jokoviq theksoi se për PSP është vendimtare se çfarë do të bëjë qeveria, nëse do të ketë përparim, çka është edhe program i partisë. “Është shumë më pak e rëndësishme nëse PSP do të jetë pjesë e asaj qeverie. Thelbi është se Mali i Zi nuk mund të presë. Kemi nevojë për reforma gjithëpërfshirëse,” tha Jokoviq.

Sipas tij, për këtë parti disa nga çështjet kyçe janë nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore, regjistrimi i popullsisë, pastrimi i listës zgjedhore, mbajtja e zgjedhjeve në një ditë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe Ligji për origjinën e pasurisë. Këto, tha ai, janë çështjet  që do të kontribuonin në vendimin e Këshillit Qendror të partisë nëse do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, duke shtuar se në 3-4 ditët në vijim do të ketë një vendim përfundimtar.

  • 1

    Radio