Aktuale Më shumë

Jokoviq: Për qeverinë e pakicës pas 7 shkurtit

Prej tvteuta09:25, 25 Janar 2022

Këshilli Qendror i Partisë Socialiste Popullore (SNP) në mbledhjen e djeshme nuk vendosi për mbështetjen e mundshme për qeverinë e pakicës, tha kreu i kësaj partie Vladimir Jokoviq, duke njoftuar se vendimin për këtë do ta marrin pas datës 7 shkurt, kur sipas tij, gjithçka do të jetë e qartë në Mal të Zi. Jokoviq përsëriti se partia që ai drejton  nuk do të jetë pjesë e qeverisë e cila do të përfshinte PDS.

“PSP nuk ka vendosur sot për qeverinë e pakicës, sepse Qeveri aktuale ende ekziston dhe do të presim momentin kur të ketë deklarim në Kuvend për atë temë. Më 3 shkurt kemi votëbesimin për zëvendëskryeministrin Dritan Abzoviq, më 4 shkurt kemi debat për votëbesimin e Qeverisë, shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe në fund kemi votimin e mosbesimi ndaj presidentit”, tha Jokoviq.

  • 1

    Radio