Jokoviq nesër do të prezantojë Agrobuxhetin për vitin 2023
Prej tvteuta17:14, 5 Mars 2023

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave nesër do të mbajë konferencë për media ku do të prezantojë Buxhetin Bujqësor për vitin 2023.
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Vlladimir Jokoviq me bashkëpunëtorët e tij do t’i drejtohen publikut me rastin e prezantimit të Buxhetit Bujqësor për vitin 2023.
Konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Qendrën për shtyp të Qeverisë së Malit të Zi.