Politikë Më shumë

Jokoviq merr përkrahje për bisedime

Prej tvteuta09:46, 12 Shkurt 2018

Këshilli Qendror  i Partisë Socialiste Popullore i ka dhënë përkrahje të plotë kryetarit Vlladimir Jokoviq për vazhdimin e bisedimeve me Frontin Demokratik, në mënyrë që të gjendet një kandidat i përbashkët i opozitës për zgjedhjet presidenciale. Zyrtari i kësaj partie Vasilije Llallosheviq ka thënë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale  janë me shumë rëndësi dhe kjo parti është maksimalisht e përkushtuar për të arritur rezultat të mirë.

Megjithatë , në mbledhjen e Këshillit Qëndror të kësaj partie, jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi një grup i mbledhur rreth ish zyrtares Snezhana Jonica, e ka lëshuar mbledhjen dhe ka akuzuar kryetarin Jokoviq për çarje të partisë.

  • 1

    Radio