Politikë

Politikë Më shumë

Jokoviq: Do të punojmë në vazhdimin e bojkotit dhe unitetin e opozitës

Prej tvteuta14 August 2017

Kryetari i spozgjedhur i Partisë Socialiste Popullore Vlladimir Jokoviq , tha se hapi  i tij i parë si kryetar partie do të jetë biseda me kundërkandidatët që kishte në kongresin e mbajtur. Ai shtoi se dallimi në  vota në mes tij dhe Snezhana Jonicës ishte i vogël dhe se të dy duhet të punojnë në forcimin e partisë. Ai komentoi edhe marrëdhëniet me pjesën tjetër të opozitës, të cilat sipas tij kanë nevojë për më tepër bashkrendim në mënyrë që në zgjedhje të dilet fitimtar ndaj garniturës qeveritare. Jokoviq tha se kjo parti e ka shprehu më hertë qëndrimin për bojkotin e Kuvendit dhe se udhëheqësia e re do të vazhdojë ta trajtojë njëjtë këtë çështje, çka do të thotë vazhdim i bojkotit deri në plotësim të kushteve të paraqitura nga opozita.