Aktuale Më shumë

Jokoviq: Bashkëpunimi me PDS nuk vjen në konsiderim

Prej tvteuta14:58, 16 Shkurt 2022

Kryetari i Partisë Popullore Socialiste , Vlladimir Jokoviq, në emisionin “Link” të Radio të MZ tha se nuk duan asnjë bashkëpunim me PDS dhe as qeveri në të cilën ata do të merrnin pjesë. Ai shtoi se janë pro formimit të qeverisë brenda 41 deputetëve të mazhorancës parlamentare, por, sipas tij, për momentin kjo ka pak mundësi. Sipas Jokoviq, qëllimi i PSP është të arrijë synimet programore të partisë.

I pyetur nëse ishte e pranueshme që ata të marrin pjesë në qeverinë e pakicës e cila do të përkahej nga PDS, Jokoviq tha se nëse me këtë arrijnë të gjitha interesat programore, ideologjike, shtetërore dhe kombëtare, atëher nuk u intereson se nga kush përkrahet, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli Qendror i partisë me 2/3 votave. Ai gjithashtu mohoi spekullimet se ai si kryetar mund të ndikojë në vendimet e anëtarve dhe zyrtarëve të partisë.

Lidhur me Memorandumin e nënshkruar me LQ URA dhe partitë e pakicave, Jokoviq tha se nuk janë të vërteta thëniet se i njëjti është diktuar nga ambasadat e huaja, dhe se ai përbën një bazë të mirë për bashkëpunim në të ardhmen. “Mali i Zi kështu i ndarë dhe i pa pajtuar nuk mund të ecë përpara”,tha ndër të tjera  Jokoviq.

 

  • 1

    Radio