Kulturë Më shumë

Johnny Depp fiton gjyqin ndaj Amber Heard

Prej tvteuta23:27, 1 Qershor 2022

Johnny Depp ka fituar padinë e tij shumëmilionëshe kundër ish-bashkëshortes Amber Heard pasi juria e Virxhinias vendosi se artikulli i vitit 2018 i botuar në “The Washington Post” ishte shpifës.

Mënyra se si do të ndahet dëmshpërblimi për Depp, është ai i 10 milionë dollarëve në kompensim për prishje imazhi dhe 5 milionë dollarë të tjera në formën e dëmshpërblimit për çështjen gjyqësore.

Aktori i mirënjohur i filmit “Pirates of the Caribbean” e paditi ish-gruan e tij për shpifje duke kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim, derisa më pas ajo ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Gjykatësi Penney Azcarate mblodhi jurinë në orën 15:00 (me kohën lokale) për ta shpallur vendimin në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të Virginias, ku gjyqi kishte vazhduar për gjashtë javë.

Heard do të marrë një kompensim prej vetëm 2 milionë dollarësh, si kompensim për pishje imazhi.

Menjëherë pas vendimit, Heard ka shpërthyer në lot, teksa Depp nuk ka qenë i pranishëm në sallë.

Aktorja lëshoi edhe një komunikatë për shtyp, ku ka shprehur zhgënjimin nga vendimi i jurisë.

“Jam zemërthyer”, ka shkruar ajo. “Jam zemërthyer sepse mali me prova që paraqita, nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë së madhe dhe të pamatshme që ka imazhi i ish-bashkëshortit tim”.

Ajo vijon më tej se më së shumti, është e zhgënjyer për fatin që do të kenë vendimet për gra të tjera. Kjo, pasi çështja Heard-Depp sipas saj, tregon një hap pas në shoqërinë e barabartë.

Përtej çdo fakti, juria e gjeti në faj aktorin e njohur amerikan karshi ish-bashkëshortes së tij, edhe pse çështja nuk bie në sy përpara akuzave që janë pranuar nga pala e Depp.

Nëse kryhet diferenca mes shumave për t’u paguar, ai do të marrë 13 milionë dollarë kompansim.

  • 1

    Radio