Aktuale Më shumë

Joanikije: Është gënjeshtër që pronat e Kishës do ti takojnë Serbisë

Prej tvteuta09:15, 5 Gusht 2022

Kryepeshkopi i Mitropolisë së KOS në Mal të Zi, Ioanikije , tha se është gënjeshtër konstatimi se prona e kishës me Marrëveshjen Themelore i atribuohet Beogradit, duke shtuar se sfidimi i marrëveshjes, e cila publikisht i atribuohet një qeverie të ardhshme, do të ishte dhunë.

Joanikije tha se kontrata është nënshkruar dhe se nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e të dyja palëve.  Ai tha se Ligji për Lirinë e Fesë dhe Marrëveshja Themelore nuk janë ideale, por janë të pranueshme, duke shtuar se pozita juridike e KOS në Mal të Zi është zgjidhur.

  • 1

    Radio