Jo më treg në Totosh (VIDEO)

Prej tvteuta10:37, 31 Tetor 2015

Fundi i muajit tetor shënon edhe fundin e funksionimit të tregut në Totosh. Tregu i cili deri tani është zhvilluar në pronën e firmës Otrant Comerc nuk mund të vazhdojë të qëndroj në këtë lokacion për arsye se kjo pronë është shitur, dhe kusht nga pronari i ri është largimi i shitësve.

Shitësit shprehen se deri tani nuk kanë ndonjë përgjigje konkrete nga organet komunale se ku do të zhvendosen. Ata shtojnë se deri tani kanë paguar taksë ditore nga dy euro pronarit të tokës si dhe e kanë mirëmbajtur vetë.

Nga ana tjetër Sekretari për planifikim hapsinor dhe zhvillim të qëndrueshëm Mustafa Gorana shprehet se akoma nuk ka një vend të cakuar se ku do të zhvendoset ky treg. Mundësia e vetme për momentin është toka në plazhë të madhe e cila ështe në pronësi te NP Ujsjelles kanalizimi dhe NP Veprimtaritë komunale por ky vendim akoma nuk është përfundimtar.

  • 1

    Radio