Jepet alarmi i kuq
Prej tvteuta5 January 2017
Enti për meteorologji dhe seizmologji ka dhënë alarmin e kuq për sot dhe nesër në gjithë territorin e Malit të Zi për shkak të reshjeve të pritura të dëborës, sidomos në zonat kontinentale dhe veriore. Nga ndërmarrja Crnogoraput thonë se automjetet e tyre janë në dispozicion për të ndërhyrë kudë që është e nevojshme, kurse nga Drejtoria e komunikacionit apelojnë tek shofertë që të mos udhëtojnë gjatë natës.