Rajoni/Bota Më shumë

Jep dorëheqje ministri Saimir Tahiri

Prej tvteuta16:26, 11 Mars 2017

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka dhënë dorëheqje. Lajmin e ka bërë të ditur portali Lapsi.al, duke u bazuar në burimet e veta pranë qeverisë. Siç raporton Lapsi.al, gjatë paradites ministri Tahiri ka zhvilluar një takim në Kryeministri me Edi Ramën. Pritet që më vonë ai të dalë në një konferencë për media, për të dhënë arsyet e dorëheqjes.

Ikja e tij shihet si një lëvizje e Ramës për të zgjidhur ndoshta krizën politike. Kujtojmë që opozita po proteston prej datës 18 shkurt në bulevard dhe kërkon qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet e 18 qershorit. Tahiri ka qenë një prej ministrave më të sulmuar prej opozitës

  • 1

    Radio