Javën tjetër shqyrtimi publik për buxhetin e vitit 2019
Prej tvteuta15:42, 30 Nëntor 2018
Sekretariati për buxhet dhe financa në Komunën e Ulqinit njofton se javën e ardhëshme do të mbahet shqyrtimi publik për buxhetin e viti 2019. Shqyrtimi në Shtoj është paraparë në shkollën fillore “Marko Nuculloviq” me 5 dhjetor në orën 12.00, me 6 dhjetor do të mbahet në Katerkollë po në orën 12.00, kurse shqyrtimi qendror do të mbahet në Ulqin në sallën e Kuvendit Komunal me 7 dhjetor, po ashtu në orën 12.00. Të interesuarit mund të dërgojnë ankesat dhe sugjerimet e tyre pranë këtij sekretatariati deri me 8 dhjetor, nga ora 11.00 deri në orën 14.00.