Politikë

Aktuale Më shumë

Jasaviq: Mali i i Zi Pozitiv pagoi çmimin e ndryshimeve politike

Prej tvteuta26 January 2017

Ushtruesja e detyrës së kryteares së Malit të Zi Pozitiv, Azra Jasaviq, tha se partia në kongresin e planifikuar për 26 maj, do të përcaktojë kursin e mëtejshëm të veprimit, dhe se do të konfirmojë profilizimin e partisë si katalizator të ndryshimeve  thelbësore në Mal të Zi.  Ajo theksoi se Mali i Zi Pozitiv është themeluar që pushteti në  Mal të Zi të ndryshohet në mënyrë demokratike. “Pas daljes sonë në skenën politike, as qeveria e as opozita nuk janë atë që ata ishin më parë, dhe kjo është e qartë. Mali i Zi Pozitiv ishte katalizator për ndryshime substanciale politike në Mal të Zi, prandaj për këtë është paguar një çmim i lartë politik. Kjo ishte një kohë e vështirë për partinë, por e dobishme për Malin e Zi, çka besoj se do të vlerësohet edhe në kongres.”, tha Jasaviq, duke shtuar se  nuk mendon për postin e kryetares së partisë.