Janë regjistruar 178 infektime me koronavirus
Prej tvteuta16:17, 1 Tetor 2022
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 178 raste të reja të infektimit me koronavirus, njofton Instituti për Shëndet Publik. Nuk pati viktima.
Instituti njoftoi se laboratorët e tyre dhe ato private kanë kryer 926 analiza.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 146 pacientë me Covid.
Aktualisht janë 1,134 raste aktive në Mal të Zi.