Aktuale Më shumë

Janë krijuar kushtet për zhvendosjen e prokurorisë në godinën e vjetër të Qeverisë

Prej tvteuta15:42, 5 Mars 2024

Lufta kundër të gjitha llojeve të krimit është vendimtare për rrugën evropiane të Malit të Zi dhe në këtë kuptim presim një kontribut të madh nga Prokuroria e Shtetit për përmbushjen e standardeve të përkohshme dhe përfundimisht mbylljen e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, tha kryeministri Millojko Spajiq gjatë një takimi me Prokurorin Suprem të Shtetit (VDT) Millorad Markoviq.
“Prokurori Suprem i Shtetit Millorad Markoviq, si dhe e gjithë prokuroria do të kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe më në fund janë plotësuar kushtet për të filluar zbatimin e zhvendosjes në ndërtesën e vjetër të Qeverisë”, ka shkruar Spajiq në rrjetin X.
Siç theksoi ai, kjo do të mundësojë punësimin e një numri më të madh të prokurorëve dhe drejtësi më të shpejtë, si dhe punë më efikase, specializim të prokurorëve dhe siguri më të madhe të tyre.

  • 1

    Radio