Politikë Më shumë

Janë krijuar kushtet për ftesën në NATO

Prej tvteuta10:46, 15 Tetor 2015

Shefi i diplomacisë malazeze Igor Llukshiq deklaroi se është i sigurt se janë krijuar kushtet që NATO t’ia dërgojë ftesën Malit të Zi në muajin dhjetor. Anëtarët e Këshillit Veri-atlantik – NAC, trupit më të rëndësishëm të aleancës,po qëndrojnë për vizitë të parë zyrtare në Mal të Zi. Këshilli të cilin e kryeson sekretari i përgjithshëm i NATOS Jens Stolltenberg, përbëhet nga 28 ambasador të vendeve anëtare, do të mbajnë takime të përbashkëta me zyrtarët më të lartë malazeze si dhe me përfaqësuesit e partive parlamentare. Pranimi i Malit të Zi në NATO do të jetë zgjerimi i parë i kësaj aleance në Ballkan nga viti 2009, kur Kroacia dhe Shqipëria u anëtarësuan në këtë aleancë veri-atlantike.

  • 1

    Radio