Politikë Më shumë

Jakov Millatoviq duhet të zbatohen reformat themelore të sistemit gjyqësor

Prej tvteuta10:24, 31 Gusht 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq tha se niveli i sundimit të ligjit që ekziston në shtetet e zhvilluara demokratike do të mbetet i paarritshëm për Malin e Zi nëse nuk zbatohen reformat themelore të sistemit gjyqësor.

Ai përmes Twitterit theksoi se për shkak të lëshimeve të disa bartësve të funksioneve gjyqësore, lëndët mbi çështjet më të rëndësishme për interesin publik mbeten të bllokuara për vite të tëra mes niveleve të ndryshme të këtij sistemi, pa u dhënë epilog përfundimtar. Prandaj Milatoviq thotë se një gjyqësor efikas dhe profesional është garantuesi i vetëm i besimit të qytetarëve në shtetin dhe institucionet e tij.

  • 1

    Radio