Rajoni/Bota Më shumë

Jahjaga takohet me Presidentin Obama

Prej tvteuta10:31, 30 Shtator 2015

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, kanë vazhduar edhe aktivitetet e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në Nju Jork. Ai po merr pjesë në punimet e samitit global të udhëheqësve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.

  • 1

    Radio