Sociale Më shumë

Jacoviq i kënaqur me funksionimin e “Parking Servisit”

Prej tvteuta15:16, 16 Korrik 2019

Drejtori i ndërmarrjes “Parking Servisi” në Ulqin, Aleksandër Jacoviq, shprehet i kënaqur me funksionimin ,pagesën,dhe interesimin e qytetarëve për kontrata të privilegjuara me këtë shërbim. Deri më tani në këtë shërbim kanë arritur mbi 600 kërkesa për partnerizëm, por Jacoviq shprehet se nuk ka mundësi që të pajisen të gjithë meqenëse janë në zona specifike.

Para fillimit të punës së këtj shërbimi është bërë një fushatë me shpërdarjen e  informatorëve  ku janë dhënë të gjitha informatat e duhura për mënyrën e pagesës e cila mund të bëhet përmes punëtorëve të këtij shërbimi që janë në rrugë, në të gjitha kioskat ku është bërë oferta me këtë shërbim,dhe mënyra e tretë direkt përmes kartelave.

Jacoviq njoftoi sa ka probleme me disa qiramarrës të cilët kanë bërë kontratë me këtë shërbim për parkim të automjeteve ,por që tani i kanë uzurpuar me karriga dhe tavolina dhe ndaj tyre do të ndërrmerren masa që parashikohen me ligj.

  • 1

    Radio